SPORT

Arsenali përmbys Aston Villën, Pepe shënon golin e parë

Arsenali ka arritur të fitojë 3 me 2 ndaj Aston Villës duke e përmbysur rezultatin edhe pse luajti për rreth 50 minuta me një futbollist më pak.

John McGinn kaloi Villan në epërsi në minutën e 20-të. Në fund të pjesës së parë, Ainsley Maitland-Niles u ndëshkua me të kuq duke lënë “Topçinjtë” me një futbollist më pak në fushë.

Në pjesën e dytë, Arsenali u rikthye duke barazuar rezultatin me golin e parë të Nicolas Pepes. Ai shënoi nga penaltia në minutën e 59-të. Por Wesley riktheu sërish epërsinë te mysafirët vetëm një minutë më vonë.

Calum Chambers në minutën e 81-të dhe Pierre-Emerick Aubameyang tre minuta më pas arritën ta përmbysin sërish rezultatin, për t’ia siguruar fitoren e tretë sivjet Arsenalit.

Në tabelë, Arsenali i Unai Emeryt është i katërti me 11 pikë.

Image