SPORT

Arsenali lëshon fitoren nga duart

Arsenali ka dështuar të fitojë ndaj Watfordit edhe pse ishte në epërsi prej dy golash në pjesën e parë.

“Topçinjtë” dhe Watfordi ndanë pikët në xhiron e pestë të Premier Ligës duke barazuar 2 me 2.

Pierre-Emerick Aubameyang realizoi dy gola për ekipin e Unai Emeryt në pjesën e parë, por vendasit u kthyen përmes Tom Cleverley që shfrytëzoi një gabim në mbrojtje dhe Roberto Pereyras që realizoi nga penaltia.

Pas pesë ndeshjeve, Arsenali ka tetë pikë, ndërsa Watfordi vetëm dy.