SPORT

Arsenali i kërkon Milanit informata për Calhanoglun

Mesfushori turk bën pjesë në projektin e trajnerit Stefano Pioli, por “pazarit” në futboll nuk i dihet asnjëherë

Arsenali po planifikon të përforcohet në mesfushë, qoftë gjatë janarit apo në verën që vjen.

Dhe, klubi anglez ia ka vënë syrin futbollistit të Milanit, Hakan Calhanoglu.

Mesfushori turk bën pjesë në projektin e trajnerit Stefano Pioli, por “pazarit” në futboll nuk i dihet asnjëherë.

Prandaj, “Topçinjtë” do të tentojnë ta transferojnë përfaqësuesin turk në ditët e fundit të afatit kalimtar të janarit.

Sipas të së përditshmes italiane “Corriere dello Sport”, “Gunners” tashmë i kanë kërkuar informata Milanit për ish-futbollistin e Bayer Leverkurenit.

Për dallim nga Calhanoglu, më afër largimit nga gjiganti italian duket të jenë, Suso, Piatek e Paqueta. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.