Tjera

Arsenali e Tottenhami ndajnë pikët

Arsenali e Tottenhami kanë ndarë pikët në derbin e javës së katërt në Premier Ligë.

Ishte Arsenali që ia mohoi fitoren Tottenhamit, duke përmbysur rezultatin prej 0-2 në 2 me 2, transmeton Koha.net.

Erikseni i dha epërsinë Tottenhamit në minutën e dhjetë, derisa pas 30 minutash atë e dyfishoi Harry Kane.

Megjithatë, Arsenali u kundërpërgjigj përmes dyshes Lacazette dhe Aubameyang që shënuan golat për t’ia siguruar një pikë Arsenalit.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.