SPORT

Arsenal – Tottenham, formacionet zyrtare të derbit në Ligën Premier

Arsenali dhe Tottenham Hotspur kanë publikuar formacionet zyrtare për përballjen në kuadër të javës së katërt në Ligën Premier.

Ndeshja që fillon nga ora 17:30, do të zhvillohet në stadiumin ‘Emirates’, e që është ndeshja kryesore e kësaj xhiroje.

Në këtë takim, Gunners nuk mund të llogarisin në shërbimet e lojtarëve si, Hector Bellerin, Mavropanos, Kieran Tierney, që janë të lënduar.

Në anën tjetër, Spurs do të jenë pa lojtarët si, Ryan Sessegnon, Juan Foyth, Tanguy Ndombele dhe Kyle Walker-Peters, që janë po ashtu të lënduar.

Formacioni staertues i Arsenalit: Leno, Maitland-Niles, David Luiz, Sokratis, Kolasinac, Torreira, Xhaka, Guendouzi, Pepe, Lacazette, Aubameyang.

Formacioni startues i Tottenhamit: Lloris (C), Sanchez, Alderweireld, Vertonghen, Rose, Winks, Sissoko, Eriksen, Lamela, Son, Kane.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.