SPORT

Arsenal refuzon ofertën e tretë të Mourinhos për Granit Xhakën

Arsenali ka refuzuar një ofertë të tretë nga Jose Mourinho duke u përpjekur që ta marrë Granit Xhakën te Roma.

Mesfushori është një objektiv kryesor për menaxherin portugez, duke kërkuar të rindërtojë skuadrën e Serie A-së.

Megjithatë, Mikel Arteta nuk është i  impresionuar me ofertat e deritanishme për 28 vjeçarin, shkruan Daily Star, transmeton Klankosova.tv.

Një lojtar me të cilin Arsenal po kërkon ta zëvendësojë Xhakën,është Ruben Neves i Wolves.

Por, rivalët e Premier Ligës, Manchester United, gjithashtu kanë hyrë në garë për yllin portugez.

Këto dy objektiva transferimi, janë në qendër të vëmendjes së përfundimit të transferimeve.

Mourinho po përgatitet për menaxhimin e tij të parë me Romën, duke e bërë mesfushorin një përparësi për verën.

Por, Roma Press ka raportuar se oferta e tyre e dytë zyrtare, e treta në total, është refuzuar nga Topçinjtë.