Kuriozitet

Arritën fitime të mëdha, pronarja e kompanisë shpërblen punëtorët dhe u lan këmbët (VIDEO)

Pronarja e një kompanie në Kinë ka shprehur vlerësimin për punëtoret e saj, para të cilave nuk hezitoi të gjunjëzohet dhe t’ua lajë këmbët.

Presidentja e një kompanie kozmetike si dhe një zyrtare e lartë ekzekutive, shihen në video duke qëndruar të gjunjëzuara para punëtoreve të tyre që ua zbathin këmbët dhe më pas ua pastrojnë.

Eventi është mbajtur më 2 nëntor në Jinan në provincën kineze Shandong. Në anën tjetër nuk është zbuluar emri i kompanisë që është e specializuar në shitjen e produkteve kozmetike.

Leave a Reply

Your email address will not be published.