Kombëtare

Arrin në 161 numri i viktimave nga COVID-19 në Shqipëri

Arrin në 161 numri i viktimave për shkak të koronavirusit në Shqipëri.  4 persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit.

“Nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, një 58-vjeçare nga Kurbini dhe një dhe një 71-vjeçare nga Lushnja me disa sëmundje bashkëshoqëruese, një 61 vjeçar nga Durrësi dhe një 67-vjeçar nga Fieri”.

Listës së të infektuarve me COVID-19 i janë shtuar dhe 120 raste të reja, shkruan Tv Klan.

“57 raste në Tiranë, 15 në Durrës, 8 në Kavajë, 7 në Krujë, 6 në Elbasan, 5 në Korçë, nga 4 raste në Kurbin, Pogradec, nga 3 raste në Lushnje, Tropojë, nga 2 raste në Shkodër, Tepelenë, nga 1 rast në Vlorë, Divjakë, Belsh, Prrenjas”.

Edhe numri i të shtruarve në spital ka pësuar rritje, një pjesë e të cilëve në gjendje të rëndë në terapi intensive dhe të intubuar.

“Në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 119 pacientë, 18 janë në terapi intensive, 6 prej të cilëve pacientë të intubuar”.

Ndërkohë që 9 qytetarë janë shëruar. Që prej fillimit të pandemisë në vend rezultojnë 2961 që kanë rezultuar negativ në tamponin e dytë për COVID-19.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483