Bota

Arrijnë në 400 të infektuarit nga virusi në Itali, rritje 25% brenda një dite

Numri i pacientëve me koronavirus në Itali ka kërcyer në 400, në kulmin e përpjekjeve ndërkombëtare për të frenuar shpërthimin e sëmundjes.

Rritja në Itali, vatra kryesore e infeksionit në Evropë, tregon një rritje prej 25% në 24 orë.

Disa shtete evropian njoftuan raste të reja me origjinë nga Italia, njofton BBC.

Gjithashtu, të mërkurën, OBSH tha se për herë të parë virusi po përhapet me shpejtësi jashtë Kinës, vendi prej nga ku e ka origjinën.

Në nivel global janë më shumë se 80 mijë persona në 40 shtete të infektuar me virus që nga dhjetori. Vendi kryesor është Kina.

COVID-19, sëmundja e organeve të frymëmarrjes, ka vrarë më shumë se 2700 njerëz në të gjithë botën.

Cila është situata në Itali?

Të mërkurën në darkë, autoritetet njoftuan për një total prej 400 rastesh, një rritje me 80 të infektuar që nga marta.

Zona më keq e infektuar është veriu industrial I vendit, Lombardia, rajoni rreth Milanos dhe Veneto pranë Venecias. 12 persona kanë vdekur në Itali deri tani.

Zyrtarët e shtetit kanë tentuar të sigurojnë publikun dhe kanë ngulur këmbë se po marrin masa për të parandaluar përhapjen e sëmundjes.