Kosova

Arrestohet prishtinasi pasi kreu vjedhje në një pastiqeri

Policia e Kosovës ka njoftuar se një rast i vjedhjes së rëndë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Prishtinë, shkruan kosova.info.

Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili dyshohet se kishte kryer  vjedhje në një pastiqeri. Gjatë kontrollit tek i dyshuari është gjetur: një çantë e zezë në të cilën kishte pasur një palë dorëza, një maskë të zezë, dara për prerje të shufrave të metalit, pajisje tjera si dhe një kuletë me para të imta që dyshohet se i kishte vjedhur në lokalin e lartcekur. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë, rasti vazhdon të hetohet.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.