Kosova

Arrestohet pas një viti i dyshuari pasi kërcënonte përmes telefonit babain e vajzën nga Ferizaji

Rreth një vit më parë ishte iniciuar rasti për kanosje në bazë të ankesës së viktimës, se kishte marrë kërcënime nga një numër telefoni, ndërsa policia e ka arrestuar të dyshuarin gjatë të martës.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie nga Policia në Ferizaj.

“Më datë 14.02.2020,hetuesit e Sektorit të Hetimeve Rajonale –Ferizaj kanë inicuar rastin Kanosje në bazë të ankesës së viktimës , i cili me datën 03.02.2020 dhe 13.02.2020 radhazi ka marr mesazhe kërcënuese nga një numër që dyshohet se i përket shtetit të Maqedonisë , ku në të njejtat mesazhe është kanosur edhe babai i tij”, thuhet në komunikatë.

Tutje, policia njofton se pas një pune të gjatë operative dhe në bashkëpunim me policinë e Maqedonisë Veriore , hetuesit kanë arritur ta sigurojnë dëshmi për përdoruesin e numrit të dyshuar dhe kanë identifikuar të dyshuarin, R.N. i cili ka shtetësi të dyfishtë të Kosovës dhe të Maqedonisë Veriore. “Me 19.01.2021, i dyshuari është ndaluar në pikën kufitare të Hanit të Elezit. Pas intervistimit të të dyshuarit me aktvendim të prokurorit te Prokurorisë Themelore- Ferizaj, i dyshuari është ndaluar në mbajtje deri ne 48 orë”, thuhet tutje në njoftim.