Kosova

Arrestohet një person, shiti bileta të falsifikuara të ndeshjes Kosovë-Mali i Zi

Policia e Kosovës ka njoftuar se një rast i tregtisë së ndaluar ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Prishtinë.

Është arrestuar i dyshuari mashkull, pasi që i njëjti kishte qenë duke shitur bileta futbolli në tregun e zi.

Nga i dyshuari janë konfiskuar 6 (gjashtë) bileta të dyshuara për falsifikim.

Në stacion policor janë paraqitur katër ankues shqiptarë, të cilët kanë deklaruar se nga i dyshuari kishin blerë bileta në shuma të ndryshme dhe më pas kishin kuptuar se biletat ishin të falsifikuara.

 Me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në mbajtje.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483