Arrestohet një person në Prizren, dyshohet se përfitoi rreth 100 mijë euro përmes mashtrimit
Një person është arrestuar të marten në Prizren.
I njëjti dyshohet se ka përfituar jashtëligjshëm rreth 100 mijë euro.
Rastin u konfirmua edhe nga policia.
“I njëjti pas intervistimit u dërgua në mbajtje për 48 orë. Me rastin po merret Sektori i Hetimeve Rajonale”, u tha nga policia.
Burimet e Klankosova.tv bëjnë me dije se këto mjete ishin përfituar përmes mashtrimit.
Nuk dihet ende saktësisht se si i ka marrë ai këto para.
I njëjti për të njëjtin rast ishte denoncuar edhe në janar, ku ishte arrestuar dhe më pas liruar.
Klankosova.tv ka dërguar pyetje në Prokurorinë e Prizrenit, për të marrë detaje lidhur me rastin dhe është në pritje të një përgjigje.