Kronika e zezë

Arrestohet një kosovar, kontrabandoi 70 bidonë me vaj motorik nga Maqedonia e Veriut

Policia e Kosovës ka ndaluar një automjet me targa vendore në fshatin Dëbëllde në mbrëmjen e djeshme.

Gjatë kontrollit të automjetit të shtetasit kosovar janë vërejtur 70 bidonë 12.5 litërsh me vaj motorik të cilët i dyshuari i ka futur nga Maqedonia e Veriut në Kosovë përmes rrugëve dytësore, duke iu shmangur kontrollës së rregullt kufitare, njoftohet në raportin e Policisë së Kosovës.

“Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që automjeti dhe vaji të konfiskohen. Rasti vazhdon të hetohet”, është shkruar në raportin e Policisë.