Kosova

Arrestohet një fajdexhi në Rahovec, kapet në flagrancë nga policia

Policia e Kosovës ka njoftuar se një rast i fajdeve ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Rahovec, shkruan kosova.info.

Është arrestuar i dyshuar mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti është kapur në flagrancë duke pranuar këstin  e radhës  prej 460€ nga viktima mashkull K/Shqiptar në mënyrë të kundërligjshme  me kamatë.

Me vendim të prokurorit është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit ku janë gjetur dhe konfiskuar një pasaportë dhe një llap-top. I njëjti është intervistuar dhe dërguar në mbajtje.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483