Kombëtare

Arrestohet një fajdexhi në Drenas

Policia e Kosovës ka njoftuar se një rast i fajdeve dhe armëmbajtje pa leje ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Drenas, shkruan Kosova.info.

Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti i kishte dhënë viktimës mashkull K-Shqiptar një shumë të hollave me fajde duke i bërë presion se kamata.

Gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit është gjetur dhe është konfiskuar një armë rekreative, 20 copë fishekë.

 Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483