Arrestohet një 56 vjeçar në Kaçanik, ishte i kërkuar për vjedhje të pyllit

Një person është arrestuar sot në Kaçanik.

M.I., 56 vjeçar ishte i kërkuar me urdhëresë të Gjykatës për veprën penale “Vjedhje e pyllit”, me dënim burgimi prej 60 ditësh.

Pas kompletimit të dokumentacionit, ai është dërguar në vuajtje të dënimit.

“Më datën 26.11.2024 rreth orës 11:00 në Kaçanik, policët e stacionit të Kaçanikut kanë arrestuar personin M. I (M/K), i moshës 56 vjeçar , i cili ishte i kërkuar me urdhëresë të gjykatës Themelore në Ferizaj, për veprën penale ‘’ Vjedhja e pyllit’’ me dënim burgimi në kohëzgjatje prej 60 ditëve. Pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit. Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës.”

Go to TOP