Kosova

Arrestohet në Pejë i shumëkërkuari nga INTERPOL-i

Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në qytetin e Pejës, pasi i njëjti pas ndalimit i është gjetur se mbante pasaportë të vëllaut të tij.

Në raportin e Policisë, thuhet se i njëjti ka qenë në kërkim nga INTERPOL-i në shtetin e tij, duke mos e specifikuar vendin.
Me vendim të Prokurorit, i arrestuari është dërguar në mbajtje.

“Pejë 15.05.2019-15:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i huaj, pasi që gjatë verifikimit të tij ka rezultuar se pasaporta e prezantuar nga ai ishte e vëllait të tij dhe i njëjti ishte në kërkim nga INTERPOL-i në shtetin e tij. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.