Kombëtare

Arrestohet në Paraguaj djali i ish-kryetarit të Shkodrës

Është arrestuar nga policia e Paraguait, Elton Radovani, djali i ish-prefektit të Shkodrës, Paulin Radovani i përfshirë në një skemë borxhesh dhe mashtrimesh.

Elton Radovani është arrestuar pasi Interpoli e ka shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Sipas medieve paraguaiane urdhri i arrestit ndërkombëtar ishte për shkak të krimeve të mashtrimit bankar dhe financiar dhe u vu në dispozicion për qëllime ekstradimi drejt Shqipërie.

Radovani është arrestuar më 3 tetor në Paraguaj rreth ores 11:00 në një autostrade atje dhe tashmë pritet ekstradimi drejt Shqipërisë.

Ndaj tij, të vëllait Bert Radovani dhe babait të tyre Paulin Radovani, ish-prefekt vazhdojnë seancat dhe hetimet për mashtrim dhe borxhe të pashlyera.