Kronika e zezë

Arrestohet Leorand Rexhaj, një muaj pasi policia lëshoj kërkesë për bashkëpunim me qytetarët

Policia e Kosovës ka arritur të arrestojë Leorand Rexhaj, i cili ishte shpallur në kërkim. Arrestimi i tij ka ndodhur pas një muaji kur Policia e Kosovës lëshoj kërkesë për bashkëpunim me qytetarë.

“Policia e Kosovës-Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, me datë 14.05.2021, ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarë për arrestimin e personit të kërkuar LEORAND (Kadri) REXHAJ, i cili kërkohej për veprat penale: Posedim i paautorizuar i narkotikëve, Vjedhje, Mashtrim, Kanosje dhe Cenim i paprekshmërisë së banesave dhe objekteve.
Policia e Kosovës falë bashkëpunimit me qytetarë pas publikimit të fotos së personit të kërkuar, ka arritur të siguroj informacion lidhur me vendndodhjen e të kërkuarit dhe me datë 12.06.2021,është bërë arrestimi i tij nga hetuesit e Stacionit Policor Jugu ne Prishtinë.”, thuhet në njoftim.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është dërguar në ndalim policor pёr 48-orë.

“Rritja e besimit në Policinë e Kosovës, rritja e bashkëpunimit të qytetarëve me Policinë e tyre do të qojë në përforcimin e mëtejshëm të Policisë dhe në të njëjtën kohë edhe në rritjen e efikasitetit dhe suksesit në punët policore. Për suksese në parandalimin e krimeve, qytetarët nuk duhet hezituar, duhet të kthehen në Polici pa uniforma dhe vetëm me bashkëpunimin e tyre si në të gjitha vendet e qytetëruara, do të arrijmë të jetojmë në një vend më të sigurt. Policinë e Kosovës në Rajonin e Pejës po e ndihmojnë qytetarët, falënderojmë të gjithë për besimin dhe rritjen e bashkëpunimit në realizimin e planeve për të mirën e vet qytetarëve dhe vendit”, thuhet në njoftim.