Kosova

Arrestohet Ekrem Lika, i arratisuri për rastin me fajde

Burime të KOHËS në Prokurorinë Themelore në Prishtinë kanë bërë të ditur se sot është arrestuar Ekrem Lika, i arratisuri për rastin e njohur me fajde.

Vitin e kaluar Koha kishte publikuar video ekskluzive të të dyshuarve Rrahim Hashimi, Kadri Rexhepi e Ekrem Lika, ky i fundit që gjendej në arrati e sot u arrestua, ku nga bisedat në video mes tyre përmenden edhe Xhavit Haliti e Kadri Veseli.

Një këtë video ekskluzive që e kishte siguruar Koha shpërfaq dyshimet për përfshirjen e disa personave në veprat penale fajde, detyrim dhe mashtrim.

Videoja është realizuar më 2012, e në një pjesë të saj përmendet edhe emri i kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.

Lika, është personi me kapelë që shihet në video bashkë me Rrahim Hashimin.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483