Kosova

Arrestohet edhe Rrahim Hashimi

Para pak çastesh është arrestuar edhe i dyshuari tjetër Rrahim Hashimi i cili ishte në arrati.

Gazeta Blic më herët ka raportuar për arrestimin e Currit, Ilir Bojkut edhe Mentor Maqani.

Siç merret vesh, Rrahim Hashimi kishte ndërmjetësuar dhënien e parave me fajde nga Osmani tek biznesmeni.

Ai është i përfshirë se paku edhe në tri raste penale për të cilat ka aktakuza e për të cilat gazeta ka raportuar.

Gazeta Blic më herët raportoi duke u thitrrur nga burime Brenda Policisë së Kosovës është arrestuar Ismet Osmani- “Curri” nga Mitrovica, i njohur si bosi i kazinove dhe bastoreve.

Sipas këtyre burimeve pos tij, janë arrestuar edhe Mentor Maqani, Ilir Bojku, derisa në kërkim ishte Rrahim Hashimi, i cili në opinion njihet edhe si sekser i Emin Beqirit.

Sipas burimeve të Gazetës Blic kanë ndodhur edhe disa bastisje, në lokacione të ndryshme.

Aksionin është duke e drejtuar drejtori i Krimeve Ekonomike në Policinë e Kosovës, Bashkim Spahiu.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483