Kombëtare

Arrestohet drejtori i Infrastrukturës në Drenas për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Policia e Kosovës me njësitë relevante për hetimin e krimit ekonomik dhe korrupsionit në rajonin e Prishtinës, me autorizim edhe të Prokurorisë kompetente, ka arrestuar Drejtorin e Drejtorisë së Infrastrukturës në Komunën e Drenasit, Idriz Hysenaj.

Kjo pasi i njëjti dyshohet për keqpërdorim të pozitës së tij zyrtare.

“Bazuar në informacionet e pranuara për keqpërdorime të mundshme në Komunën e Drenasit, pas hetimeve disa mujore ka ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore dhe ka rezultuar se, i dyshuari me iniciale (I.H) drejtor i Infrastrukturës në komunën e Drenasit, për interesa personale dhe të kompanisë së tij (kompani për ndërtimin e objekteve banesore) ka keqpërdorur pozitën apo autoritetin zyrtar”, thotë Policia e Kosovës, Rajoni i Prishtinës.

Pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore të nevojshme, sigurimin e dëshmive, intervistimin e palëve dhe intervistimin e personit të dyshuar, Idriz Hysenaj, i njëjti është arrestuar dhe me vendim të prokurorit kompetent dërgohet në mbajtje prej 48 orësh për procedura të mëtejme.

Leave a Reply

Your email address will not be published.