Arrestohet Dardan Molliqaj dhe zyrtarët e PSD-së te objekti i ZRRE-së

Është arrestuar kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj.

Arrestimi i Molliqajt është bërë së bashku me disa zyrtarë të PSD-së në objektin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë.

Para disa ore, aktivistët e PSD-së kanë hyrë në ambientet e ZRRE-së duke insistuar se nuk do t’i lëshojnë zyrat deri në publikimin e vendimit të fundit mbi tarifat e reja të rrymës.

Gjatë kësaj proteste, zyrtarë të PSD-së ia ndalin rrymën ZRRE-së në zyrat e saj.

Në zyrën e ZRRE-së kishte ardhur edhe Policia e Kosovës duke iu kërkuar zyrtarëve të PSD-së ta lirojnë hapësirën.

Ditë më parë, Bordi i ZRRE-së në mbledhjen e fundit ka miratuar tarifat e reja të energjisë elektrike për të gjithë ata që harxhojnë më shumë se 800kWh.

Go to TOP