Bota

Arrestohet bosi i familjes mafioze

Në orët e para të mëngjesit të sotëm Antimafia italiane ka arrestuar bosin mafioz Domenico Crea, 37 vjeç, i shpallur në kërkim prej vitit 2015 dhe i renditur në listën e Ministrisë së Brendshme italiane si një nga personat më të rrezikshëm të mafias italiane.

Domenico Crea është bosi i familjes mafioze Rizzicone i mafias kalabreze Ndrangheta.

Pas tri vitesh hetimi, Antimafia italiane ka ekzekutuar gjatë natës së shkuar operacionin për arrestimin e tij me ndihmën e instrumenteve teknologjikë super të sofistikuar, të cilët identifikuan praninë e bosit mafioz në një vilë në komunën Santa Domenica di Ricati në provincën e Vibo Valentias, në Kalabri.

Vila është në pronësi të një familje vendase.

Sipas mediave, përcjell oranews.tv, mafiozi Domenico Crea ishte në shoqërinë e bashkëshortes së tij e të dy vajzave.

Në momentin e arrestimit iu sekuestruan 5 mijë euro para.

Më 4 prill të 2019, Gjykata Italiane e ka dënuar Domenico Crea me 21 vite burg për pjesëmarrje në aktivitet mafioz, kërcënim të dhunshëm, zhvatje, armëmbajtje ilegale etj.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483