Kronika e zezë

Arrestohen tre persona në Pejë, dyshohen për posedim të substancave narkotike

Në 24 orët e fundit, Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar tre persona në Pejë, të dyshuar për blerje, posedim apo shpërndarje të substancave narkotike.

Sipas njoftimit policor, gjatë kësaj periudhe janë kryer katër aksione në disa lokacione të ndryshme të Komunës së Pejës dhe janë sekuestruar substanca të ndryshme narkotike. Fillimisht, rreth orës 11:20, dëshmitarët kanë raportuar se kanë hasur në një çantë të dyshimtë, ku më pas në të janë gjetur 374.1 gram substancë narkotike të llojit marihuanë.

Ndërkaq, tri rastet e tjera kanë të bëjnë me të arrestuar që pas disa bastisjeve, janë kapur me armë dhe shuma të ndryshme parash.

Në Pejë gjithashtu është raportuar se është vjedhur një veturë e tipit Audi A4. Një grua ka raportuar në polici rastin ku ka thënë se në veturë ka pasur dokumente të ndryshme. Rasti është akoma nën hetime.