Kombëtare

Arrestohen tre persona, dyshohet se dhunuan një femër

Tre persona janë arrestuar nga policia e Kosovës në Komunën e Gjilanit, nën dyshimet se kanë dhunuar një femër, raporton Gazeta Express.

Rasti sipas policisë dyshohet se ka ndodhur me datë 22 dhe 23 shkurt.

Tre personat e dyshuar me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, nën dyshimin se kanë dhunuar viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim të policisë.