Kombëtare

Arrestohen pronarët e dy lokaleve në Vushtrri, nuk respektohen masat, klientët pa maska

Në Vushtrri të dielën janë ndaluar dy persona, pronarë të lokaleve, pasi në lokalet e tyre ishin gjetur persona pa mbajtur maskën dhe pa respektuar vendimin e lëshuar nga Qeveria e Kosovës.

Rasti i parë ka ndodhur rreth orës 19:25, ndërsa i dyti rreth orës 20:00. Personat pas intervistimit janë liruar me procedurë të rregullt, është njoftuar në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Ndërkohë në Mitrovicës rreth orës 23:30 janë ndaluar tre persona, të cilët nuk kanë respektuar kufizimin në kohën e lëvizjes.