Kosova
Arrestohen nëntë persona në Ferizaj, policia i gjen duke luajtur bixhoz

Policia e Kosovës ka njoftuar se një rast i organizimit të skemave piramidale ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Ferizaj, shkruan kosova.info
Janë arrestuar nëntë meshkuj K/Shqiptarë, të cilët nga njësitë policore janë hasur në një lokal duke luajtur bixhoz.
Si prova materiale janë konfiskuar 499 zhetona për lojë të bixhozit, me të cilët kishin qenë duke luajtur të dyshuarit në tavolinë dhe 16 palë letra bixhozi.
Me urdhër të prokurorit të gjithë të dyshuarit pas intervistimit janë liruar, rasti procedohet në procedurë të rregullt.