Kronika e zezë

Arrestohen katër persona në Fushë Kosovë

Katër persona janë arrestuar mbrëmjen e së shtunës në Fushë Kosovë, pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshjeje në trafik janë rrahur në mes vete.

“Janë arrestuar katër (4) të dyshuar meshkuj kosovar pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshje që kishin pasur në trafik, janë përleshur fizikisht në mes veti”,  thuhet në raportin e policisë.

Si pasoj e përleshjes të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore, për çka u është ofruar tretman mjekësor.

Shfaq më shumë
//cdrvrs.com/4/3473483