Kosova

Arrestohen gjashtë gra dhe dy burra për marrje me prostitucion

Policia e Kosovës ka prangosur tetë persona – gjashtë gra dhe dy burra. Arrestimi i tyre është bërë me dyshimin se janë marrë me veprën penale të prostitucionit. 

“Pas hetimeve aktive, dhe angazhimeve të Policisë së Kosovës për luftimin e dukurive negative në vend, luftën e pakompromis kundër trafikimit me njerëz dhe veprave tjera qe ndërlidhen me prostitucionin, sonte është në proces te realizimi një operacion policor. 

“Deri në këtë fazë ne dy lokacione te ndryshme në rajonin e Prishtinës janë arrestuar 8 persona të dyshuar: 2 meshkuj dhe 6 femra, nën dyshimin e kryerjes së veprave; “mundësim apo detyrim në prostitucion” dhe “ofrim i lokaleve për prostitucion”, ka treguar Policia e Kosovës.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.