Kombëtare

Arrestohen dy persona në Prizren për “detyrim në prostitucion”

Dy persona janë arrestuar në Prizren pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “detyrim në prostitucion”.

Sipas njoftimit të Policisë, lidhur me rastin është kontrolluar një lokal, në cilësinë e provave materiale, janë konfiskuar një DVR, një arkë fiskale, pesë telefona celularë dhe 354 euro para.

Me vendim të prokurorit dy të dyshuar janë dërguar në mbajtje.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.