Bota

Arrestohen 19 persona në Turqi shkaku i postimeve provokuese për koronavirusin

Autoritetet turke kanë arrestuar 19 persona për postime provokuese lidhur me koronavirusin nëpër rrjetet sociale.

Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se ka identifikuar 93 të dyshuar në lidhje me këto postime, ndërsa ka arrestuar vetëm 19 prej tyre.

Arrestimi është bërë pasi që Turqia mori vendim që t’i mbyllë kafenetë dhe hapësirat e tjera publike, ndërsa pezulloi fluturimet në 20 shtete, si formë e parandalimit të përhapjes së koronavirusit, transmeton Koha.

Autoritetet turke kanë njoftuar se postimet në rrjetet sociale po ngjallnin panik se virusi po përhapej me një shpejtësi të madhe në Turqi dhe se zyrtarët nuk kanë marrë masa të mjaftueshme.

Deri më tani, janë të konfirmuara 47 raste me koronavirus në Turqi.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.