Kosova

Arrestohen 13 persona në Ferizaj për bixhoz, konfiskohen mbi 40 mijë euro para të gatshme

Policia e Kosovës ka realizuar një aksion në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Ferizaj, ku dyshohet se zhvillohej loja e ndaluar e bixhozit.

Gjatë bastisjes policia ka hasur 13 persona që ishin duke luajtuar në dy tavolina.

Ata janë arrestuar dhe më pas liruar në procedurë të rregullt, përveç pronarit të lokalit i cili është ndaluar për 48 orë.

Si prova materiale janë konfiskuar:

46 mijë e 521 euro;

1 mijë e 250 franga zvicerane;

1 mijë e 400 lekë.

Shfaq më shumë
Back to top button
escort mersin - izmir escort