Kosova

Arrestohen 12 shqiptarë e një serb në Ferizaj pasi organizuan lojëra të fatit

Policia e Kosovës ka njoftuar se një rast i organizimit të skemave piramidale ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Ferizaj, shkruan kosova.info.

Janë arrestuar trembëdhjetë (13) të dyshuar meshkuj, njëri serb shtetas i Serbisë, ndërsa të tjerët K/Shqiptarë, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën e cekur.

Gjatë bastisjes në dy lokacione njësitet policore tek të dyshuarit kanë gjetur dhe kanë konfiskuar një sasi të konsiderueshme të hollave: 46. 521 euro, 1.250 franga zvicerane dhe 1.400 lekë të Shqipërisë.

 Me vendim të prokurorit pas intervistimit njëri prej të dyshuarve është dërguar në mbajtje, kurse të dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483