Kosova

Arrestohet një person në Prishtinë, kishte dhunuar një vajzë në Slloveni

Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë arrestuar një person dje në Prishtinë, shkruan Kosova.info.

Mësohet se shkak i këtij arrestimi është një dhunim që kishte bërë i dyshuari në fjalë në vitin 2015, në Slloveni.

Në bazë të autorizimit lëshuar nga prokuroria kompetente për këtë rast është arrestuar i dyshuari mashkull.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.