SPORT

Aro Muriç përshëndetet me Man Cityn, bëhet e ditur e ardhmja e portierit të Kosovës

Portieri i Manchester Cityt, Arijanet Muriç pritet të largohet nga “Etihad Stadium” gjatë afatit kalimtar veror.

Trajneri Pep Guardiola nuk ka pasur mundësi t’i ofrojë reprezentuesit kosovar minutazhin e duhur, andaj klubi po punon në lidhje me atë që ta gjejë zgjidhjen më të mirë për Muriç.

Si një portier i ri dhe i talentuar që është, Manchester City dëshiron ta largojë Muriçin vetëm në baza të përkohshme, pra në huazim, shkruan “The Samford Crimson.

Muriç ka luajtur vetëm në Kupën Karabao këtë edicion me Manchester Cityn, ndërsa në Premierligë dhe Kupën FA ka qenë vetëm rezervistë i portierit brazilian, Ederson.

Tutje, mediumi i lartëcekur shkruan se portieri i Kosovës me shumë gjasë do të huazohet te ndonjë skuadër për edicionin e ardhshëm, ku do të mund të luante rregullisht.

Image

Ndryshe, Muriç ka bërë tri paraqitje edhe për Përfaqësuesen e Kosovës deri më tani, duke shkëlqyer në secilën prej tyre.

Ai pritet të jetë në portën ‘dardane’ edhe për dy ndeshjet e muajit qershor – ndaj Malit të Zi dhe Bullgarisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.