SPORT

Arnautoviq reagon pas dënimit nga UEFA: Jam penduar për sjelljen time

Futbollisti i Austrisë, Marko Arnautoviq, ka reaguar pas vendimit të Federatës Evropiane të Futbollit për ta pezulluar atë me një ndeshje moslojë në “Euro 2020”.

Vendimi i UEFA-s erdhi pasi ai i fyejti dy futbollistët shqiptarë Egzon Bejtullahi dhe Ezgjan Alioski, që luajnë për Maqedoninë e Veriut.

Futbollisti me rrënjë serbe është dashur të frenohej nga kapiteni austriak, David Alaba.

Tani sipas vendimit të shtëpisë së futbollit evropian, Marko Arnautoviq, do të mungojë kundër Holandës.

Arnautoviq tha se ndjehet tejet i penduar për sjelljen e tij.

“Që prej së jam bërë baba i dy vajzave dhe jam i vetëdijshëm për rolin tim e të qenet shembull, veçanërisht për fëmijët dhe adoleshentët, unë pendohem për sjelljen time edhe më shumë. Fatkeqësisht, ka pasur deklarata nga të dy palët, por prapëseprapë provokimet nuk e arsyetojnë atë që ndodhi. Menjëherë pas ndeshjes, ne biseduam miqësisht dhe i kërkuam falje njëri-tjetrit. Prapëseprapë, unë nuk mund ta kthej shpërthimin tim emocional me të (kërkimfaljen)”.

“Fatkeqësisht, jam i pezulluar për ndeshjen e nesërme kundër Holandës, por ndaj Ukrainës do të jap 100 për qind nga vetja për Austrinë”.

Ai u zotua se për këtë, do t’i dhurojë mijëra euro për një projekt integrues, të cilin do ta udhëheqë vetë.