Show Biz

Armina Mevlani: Nuk kam bërë asnjë operacion plastik

Armina Mevlani është njëra nga blogeret më të suksesshme shqiptare dhe kjo bën që të jetë thuajse gjithnjë në qendër të vëmendjes.

E njëjta është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, gjersa ndan me fansat postime të ndryshme dhe jo vetëm. Ajo së fundmi u ka dhënë hapësirë ndjekësve të saj që përmes opsionit pyetje – përgjigje, të pyesin më shumë rreth jetës dhe karrierës së saj profesionale.

Ajo se çfarë u intereson më shumë njerëzve rreth një personi publik padyshim se janë operacionet plastike dhe një gjë e tillë ka përfshirë edhe blogeren Mevlani.

“A keni bërë ndonjë operacion plastik?”, është pyetja e fansit, ndërsa një përgjigje rreth kësaj nuk ka munguar edhe nga Armina.

“Nëse mendon operacione plastike nuk e kam bërë asnjë. Përveç ndonjë mbushësi diçka të ngjashme. E mbaj fytyrën me tretmane dhe me vitamina”, është përgjigja e saj.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483