Armeni – Kosovë, formacionet zyrtare

Përfaqësuesja e Kosovës dhe ajo e Armenisë kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e sotme (e premte) miqësore.

Kosova është mysafire e Armenisë në miqësoren e sotme e cila do të zhvillohet në ‘Vazgen Sargsyan Republican Stadium’ të Yerevanit, me fillim nga ora 17:00.

Kur ndeshja po afron, trajneri i Kosovës, Franco Foda dhe ai i Armenisë, Oleksandr Petrakov, kanë bërë zgjedhjen e 11-sheve titullare.

Foda në ndeshjen e tij debutuese ka zgjedhur të mos bëjë shumë befasi dhe t’i besojë ‘veteranëve’ të ekipit, si Valon Berisha dhe Fidan Aliti.

Te Kosova nga minuta e parë nuk mungojnë yjet si Edon Zhegrova, Milot Rashica dhe Vedat Muriqi, ndërsa Amir Rrahmani është kursyer pas një shqetësimi.

ArmeniaBuchnev; Hovhannisyan, Calisir, Haroyan, Arutiunian; Harutyunyan, Bichakchyan, Spertsyan; Briasco, Zelerayan, Margaryan;

KosovaMuric; Vojvoda, Dellova, Aliti, Paqarada; Loshaj, Berisha; Zhegrova, Muslija, Rashica; Muriqi; 

Go to TOP