Kosova

Armend Muja: Bulliqi e fiton Podujevën me diferencë 3.5% ndaj Rudarit, nëse sot do të mbaheshin zgjedhjet

Analisti Armend Muja thotë se zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet komunale perceptohen ndryshe nga elektorati.

Muja në RTV Dukagjini ka folur edhe për zgjedhjet ne Podujevë dhe pozitën që gëzojnë aktualisht subjektet politike.

Analisti thotë se Podujeve në shtatë muajt e fundit ka kaluar pothuajse në Vetëvendosje sa i përket simpative për nivelin qendrorë.

“LDK në nivelin qendrorë nuk mund të shpresojë më për më shumë se 33%”, tha ai.

Megjithatë Muja thotë se Nexhmi Rudari ka “zbehur” pezmin që kishin qytetarët ndaj Komunës.

“Para se të vinte Rudari në detyrë rreth 80% e qytetarëve ishin të zemëruar me qeverisjen e LDK-së. Rudari ka “zbehur” pezmin që kishin qytetarët ndaj Komunës dhe ka ngushtuar garën për kryetar të Podujevës”.

Muja thotë se kësaj radhe në Podujevë parashikohet që të dalin më pak votues e që sipas tij kjo favorizon partitë më të organizuara.

“Nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot në Podujevë, Shpejtim Bulliqi do të fitonte me një distancë prej 3.5% – 4%. Janë edhe rreth 7% të votuesve që nuk kanë vendosur se kë do të votojnë”. “Te Shpetim Bulliqi momentalisht janë akumuluar rreth 12,500 vota derisa te Rudari rreth 11,800 vota. Fetahu i PDK-së kësaj radhe nuk do të shkojë më shumë se 2,800 vota”, tha ndër të tjera Armend Muja.