SPORT

Armando Broja shkёlqen nё Chelsea

Sulmuesi i ri shqiptar Armando Broja ka thënë se i është realizuar një ëndërr me debutimin me fanellë të Chelseat.

Broja 18-vjeçar u aktivizua të dielën nga minuta e 86-të në vend të Olivier Giroudit në fitore 4:0 të Chelseat në shtëpi ndaj Evertonit, në xhiron e 29-të të Premier Leagues së Anglisë.

“Është ndjenjë e jashtëzakonshme. Unë kam qenë këtu që nga fëmijëria dhe kam ëndërruar për këtë moment gjatë gjithë kohës. Të bëjë debutimin në ‘Stamford Bridge’ ishte edhe më bukur”, ka thënë Broja për Sky Sports.

Broja është pjesë e U-21 të Shqipërisë, ndërsa këtë edicion ka shkëlqyer me të rinjtë e Chelseat.


“Para se të inkuadrohesha isha pak nervoz, por fola me trajnerin dhe ai më tha të shijoj veten. Kështu që kam shijuar minutat që luajta dhe ishte ndjenjë e jashtëzakonshme”, ka vazhduar Broja.

Broja shijoi forcën e Premier Leagues kur ndaj tij u ndërhy fortë nga mbrojtësi i Evertonit, Mason Holgate.

“Premier League është ashtu, është ndoshta liga më e fortë në botë. Por, unë e pash atë të vinte dhe thjeshtë bëra një prekje e ai më goditi. Ishte mirë, pasi fitova një gjuajtje të lirë në pozitë të mirë”, ka shtuar sulmuesi shqiptar.

Shfaq më shumë