Bota

Arma më e fundit e Marinës amerikane, mund të rrëzojë një aeroplan luftarak gjatë fluturimit

Marina amerikane ka provuar me sukses një armë të re në një luftë-anije.

Ajo është një lazer me energji të lartë që mund të shkatërrojë edhe një aeroplan luftarak në mes të fluturimit, transmeton Telegrafi.

Amerikanët kanë publikuar foto dhe video duke provuar një armë të re që shkatërron një dron në mes të Oqeanit Paqësor.

Sistemi që ata testuan është i vetmi në të gjithë botën që përdoret si armë kundër avionëve luftarakë, tha Marina amerikane në një deklaratë.

Testimi është bërë një javë më parë, dhe megjithëse nuk është e sigurt se cila është fuqia e lazerit.

Instituti Ndërkombëtar për Studime Strategjike vuri në dukje në një raport se lazeri duhet të ketë një fuqi prej 150 kilovat.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483