OPINION

Arma e ndryshimit është populli i Kosovës?!

Shkruan: Skënder MULLIQI
Ëndrra e një kombi është edhe uniteti, i cili të ne shqiptarët nuk po ndodhë?! E vërteta është së moti ekziston dëshira jonë, por jo edhe vullneti i atyre që po e drejtojnë shtetin ?! Sigurisht së uniteti nuk shikohet në dhemb. Shumë sprova historike i patëm në këtë drejtim. Po jetojmë në tokë, e jo në mars, që mos të shohim gjithë këtë mos unitet, madje urrejtje të ndërsjellë që të kombet serioze nuk ekziston. Kjo ndasi dhe ky mos unitet më shumë i karakterit politik, por edhe të përgjithshëm na gjeti pikërisht në këtë kohë zezone, kur kemi hyrë në karantinë nga Koronavirusi. Ky mos unitet  sikur na ka shtuar frikën nga kjo situatë e pa pritur, dhe për fatin tonë si shtete dhe komb në Ballkan. Në brendinë tonë sikur po shkëputen lidhjet, e kjo do të ishte fatale. Në këtë kazanin tonë politik që po vlon, zor të qëndrojnë as shtazët, e jo njerëzit. Shpartallimit shoqëror po i prinë ata që do të duhej të interesoheshin për rregullim shoqëror e politikë. Këto polarizime te kamotshëm politike, e posaçërisht këto të fundit, janë sinjale së nëse nuk kemi angazhim të përgjithshëm, do të na pret përfundim i keq.

Strukturat e vjetra politike nuk janë gjë më të mira së ky virus që na ka goditur. Këto struktura që shumë vite janë shtrirë mbi ne si epidemia, dhe sigurisht kërkohet mund i madh, që t’i heqim qafe , për të mirën e Kosovës dhe popullit të saj. Kjo epidemi i shpërfaqi dhe i lakuriqësojë së kush janë këta njerëz në të vërtetë. Sigurisht së e kanë humbur më ka krejt besimin dhe përkrahjen e popullit. Retoriket e tyre për shtet, janë shteruar si ujërat e ndotura. Fenomenit të pa vetëdijes qytetare, po i vjen fundi. Kohën e ndryshimeve mund të stoponi, por kurrë të ndalni. Arma e ndryshimit është populli i Kosovës. Koronavirusi shkon, e ju ku do të mbeteni? Do të mbeteni si llum pas tërheqjes së dallgëve të detit te tërbuar.

Pa shikoni e pritni. Ju do te mbeteni në histori si njerëz që keni shkatërruar çdo të mirë materiale, dhe së keni shkatërruar perspektivën e të rinjve në vendin e tyre?!

Porosia do të ishte: largimi i juaj nga skena politikë, për popullin do të jetë gëzimi më i madh.

Në kohën e fëlliqur nën okupim, nuk ju kemi befasuar të dhijerave të fashizmit serb, por sigurisht së të dhijerat e Juaja nuk i kemi pritur?!Ne jemi mësuar që të hapim varre nga fashistët serb, por jo të hapim varre më dorën tonë në kohë epidemie?! Kur e gjithë bota është shumë e brengosur nga kjo epidemi, ne po grindemi për një copëz pushtet. Si po qëndrojnë punët më mikrobin epidemik, edhe më shumë po dominon mikrobi politik dhe kulturor. Gjendjen reale sociopolitike po e vënerojmë ende si gjendje te shëndosh, e jo si e kundërta, si e “rrezikshme “, e “sëmura” dhe “neveritëse”. Frika e infektimit janë fakte fondamentale njerëzore, sociologjike dhe e politikologjisë. Kjo lënë pasoja njëjtë si ksenofobia, racizmi dhe fashizmi i hapur. Masat me efikase ndaj këtyre viruseve, është shkenca dhe demokracia. Shkenca do ta mund edhe këtë lëngatë, sikur shumë lëngata të tjera deri më sot. Por, shumë besoj së ekziston ilaçi që edhe politikat dhe politikanet e infektuar më epideminë e pushtetit ,do të mundën. Natyrisht së para nesh ende duhet bërë do rrugë. Nuk na duhen “Share” dhe “Like” të facebookut, por na nevojitet dije, punë e përkushtim që ti zgjedhim forcat e reja politike, që sapo i kanë përmbysur të përmbyturit…. Dhe, më shumë kujdes qytetarë të dashur, në larjen e duarve, fytyrës, kokës, prapanicës… jo vetëm nga rreziku i mikrobeve, por edhe nga virusi i kësaj kaste  politike…

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.