Kosova

Arlinda Morina mposhti leukeminë, fotografitë e saj vendosen në Paris

Vitin e kaluar, Arlinda Morina u ballafaqua me një sëmundje mjaftë të vështirë, por regjisorja e filmit, për asnjë moment nuk është dorëzuar.

Artistja që të gjithë e njohim me emrin Liki e që karakterizohet për energjinë dhe talentin e dashurinë ndaj filmit, artit në përgjithësi, vuajti nga sëmundja e leukemisë (leukemia plasma cell).

Por, ajo sot është një nga heroinat e kësaj sëmundjeje të vështirë, pasi që Arlinda sot i është rikthyer jetës.

Madje, fotografia dhe historia e saj është vendosur në Paris afër Kullës së Ajfelit në mesin e grave të tjera që luftuan kancerin. Fotografi kjo e realizuar nga Boubkar Benzabat. Ndërsa ajo u vendos pikërisht në muajin tetor, i cili shënon luftën kundër kancerit të gjirit.