Arkivoli i Ismet Pejës vendoset në Gjakovë, familja e miqtë mblidhen për t’i dhënë lamtumirën

Ikona e muzikës shqipe, Ismet Peja ka ndërruat jetë sot.
Ikona e muzikës shqiptare, Ismet Peja, vdiq në orët e para të mëngjesit të sotëm në moshën 83-vjeçare.
Familja njoftoi se ikonës së muzikës do t’i jepet lamtumira e fundit në orën 15:00, e ceremonia e varrimit ka nisur para pak çastesh.
Në mes të familjarëve dhe miqve atij edhe po i jepet lamtumira e fundit.

Ismet Peja ishte këngëtar i këngëve të vjetra qytetare. Ai lindi në Gjakovë dhe është i biri i Musa Pejës, i cili po ashtu ishte këngëtar i melosit shqiptar.
Ikona e muzikës shqiptare ndërroi jetë më datën 23 Nëntor 2020 duke lënë të pikëlluar familjarë, miq, kolegë e simpatizant të këngës shqipe.
add a comment