ROZË

Arjola Demiri rrëfen se si u eksituan meshkujt me një rol të saj në teatër

Ajo u bë e famshme në saje të rolit të Xhbanes, në serialin e mirënjohur, “O Sa Mirë”.

Bëhet fjalë për aktoren, Arjola Demirin, e cila kohët e fundit i është rikthyer botës së paraqitjes në projektet teatrale.

Bukuroshja ndër të tjerash ka treguar edhe për një rol tejet të pazakontë që solli javë më parë në teatër, ka rrëfyer se si u transmetua aktrimi i saj tek meshkujt.

Zeshkania do të duhej të masturbohej në skenë dhe kjo gjë duket se ka sjellë reagime instiktive tek meshkujt.

“Unë në monodramën e fundit që kisha, meshkujt e kishin më shumë mendjen që u eksituan se sa e shijuan ose morën mesazhin që përcillej…Në fakt nuk është se kam bërë ndonjë gjë që ndonjë aktor më parë se ka bërë…Jam munduar të mos e ekzagjeroj, mos bëj gjëra vulgare, por të jenë estetikisht të pranueshme për të gjithë. Meshkujt ndjeheshin të eksituar”, është shprehur aktorja në emisionin “Opinion”.

Ndryshe, Demirin do ta shohim edhe në disa projekte të tjera filmike si dhe teatrale.

Leave a Reply

Your email address will not be published.