Show Biz

Ariana Grande dhe Dalton Gomez së bashku për herë të parë në publik si çift

Ariana Grande dhe Dalton Gomez u martuan më 15 Maj në një ceremoni private me më pak se 20 të pranishëm.

Një dasmë qe në fakt erdhi surprizë për të gjithë fansat e dyshës së njohur, pasi ata nuk kishin folur më herët rreth këtij plani.

Çifti, para disa ditësh, bëri daljen e parë si dy të martuar në publik, teksa u panë duke darkuar në një restorant në Los Angeles, raporton “Harpers Bazar”.

Të dy u panë shumë të lumtur krah njëri-tjetrit dhe të përqafuar.

Ariana ishte shumë e kënaqur, ndërsa Dalton shndërriste në fytyrë nga buzëqeshja dhe dukeshin si dy zogj të dashuruar.

Image