Argjentinë: Vdes një tifoz pasi ra nga tribunat

Një tifoz ka vdekur pasi u rrëzua nga tribuna e stadiumit.

Ngjarja tragjike ndodhi në Argjentinë, në ndeshjen e River Plates kundër Defensas.

Ndeshja u ndërpre në minutën e 25-të, kur tek tifozët u krijua një rrëmujë e madhe pasi ata po përpiqeshin ta ndihmonin viktimën dhe ta lajmëronin sigurimin.

Loja vazhdoi edhe për pak kohë, por pasi u dha lajmi për vdekjen e tifozit, u ndërpre përfundimisht nga gjyqtari i takimit, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Zyrtarët e klubit nga Buenos Airesi, thanë se në këtë ngjarje nuk pati ndonjë incident të dhunës apo ndonjë palë tjetër të përfshirë.

Autoritetet kanë nisur hetimet lidhur me rastin.

Stadiumi do të jetë i mbyllur për 24 orë, njoftojnë organet e drejtësisë argjentinase.

Go to TOP