Show Biz

Ardit Gjebrea shfaqet në kufirin Shqipëri-Kosovë

Këngëtari dhe prezantuesi shqiptar Ardit Gjerbrea ka postuar sot një foto nga pika e kufirit Kosovë-Shqipëri në Morinë

Ardit Gjebrea duket se sot ka vizituar Kosovën.

Këngëtari shqiptar është parë sot në pikën kufitare në Morinë derisa është fotografuar duke mbajtur distancë sociale me dy policë kufitar.

“Në Morinë kufi, me Komandant Ermalin (djathtas) toka Shqiptare dhe Komandant Arbrin (majtas) toka Shqiptare përsëri ”, ka shkruar Gjebrea.

Nuk dihet a e ka kaluar kufirin Arditi dhe është futur në Kosovë, apo ishte në këtë pikë në ndonjë pjesë xhirimi për emisionin e tij “E diela shqiptare”.

Po ashtu, nuk dihet nëse ai është karantinuar sipas udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës për personat të cilët hynë në Kosovë, e ku karantinohet për shtatë ditë në Qendrën Studentore, për shkak të pandemisë se Koronavirusit.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.